Tekniket tane te specializuar per instrumentet klasike ofrojne një shërbim të plotë remonti dhe restaurimi. Ekipi ynë i ekspertëve i kushton kujdes të veçantë çdo instrumenti, duke u marrë me ndërhyrje që shkojnë nga riparimi me i thjeshte deri tek nderhyrjet me te nderlikuara . Në laboratorin tonë të brendshëm, “zanatçinjte” e kualifikuar punojnë me precizion për të garantuar një tingull perfekt dhe jetëgjatësi të gjatë të instrumenteve.

Ne ofrojmë gjithashtu një shërbim të përshtatshëm marrjeje dhe dorëzimi të instrumentit direkt në shtëpi. Qoftë për një rishikim të përgjithshëm, qoftë për një ndërhyrje më specifike, qëllimi ynë është të sigurojmë që çdo muzikant të shijojë cilësinë më të lartë të tingullit dhe një instrument në gjendje të përsosur.